Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën
Përzgjedhësi i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq e vlerëson kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Serbia e Zvicra takohen të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.
Stojkoviqi të hënën në konferencë për shtyp foli dy herë për Xhakën.
“Zvicra ka ekip solid. Ka kontinuitet dhe është kompakte. I ka të gjitha që një ekip duhet t’i ketë. Ka lojtarë kualitativë. Xhaka është lojtar i madh dhe prej tij varet shumë loja e Zvicrës”, ka thënë Stojkoviq.
Më pas është pyetur për mundësinë e incidenteve në Leskovc.
“Besoj se njerëzit e dinë të kaluarën dhe provokimet. Apeloj që ndeshja të jetë korrekte. Në mënyrën se si ekipet duhet të luajnë. Që sjelljet në tribuna dhe të tifozëve të jenë në nivel të lartë. Ato gjëra dueht të harrohen dhe të fokusohemi në futboll. Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka shtuar Stojkoviq./GazetaExpress/