Përurohet ura që lidh fshatrat Dobërllukë dhe Pantinë të Vushtrrisë
Në mes të fshatrave Dobërllukë dhe Pantinë, mbi lumin “Silnica” sot është përuruar ura e re e ndërtuar me investime nga buxheti i Komunës së Vushtrrisë, e cila do ti shërbej shumë bujqve që i punojnë arat në të dy anët e lumit.
Përveç përfaqësuesve të fshatit, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal dhe përfaqësues të KFOR-it.
Në fjalën e tij, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se përveç fermerëve, përmes kësaj ure synohet të lidhen edhe fshatrat matanë lumit.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi mbajtur premtimin. Kjo urë që do të ndihmoj jo vetëm fermerët e fshatit Doberllukë për kultivimin e patates, por po synohet që përmes kësaj ure të lidhen me fshatrat matanë lumit Silnicë”, ka deklaruar Tahiri.