Përurohet libri për Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe UÇK-në
Në Institutin Albanologjik është përuruar libri për Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe UÇK-në, i autorëve Sejdi Gega dhe Fazli Veliu.
Në këtë përurim u tha se libri përshkruan rrugën e UÇK-së prej lindjes deri në luftën çlirimtare.
Ish-i burgosuri politik, Hydajet Hyseni, e cilësoi libër me rëndësi të madhe historike ndërsa tha se përpjekjet duhet vazhduar pasi ky është amaneti i dëshmorëve.
Në këtë ngjarje u tha gjithashtu se libri do të pasurohet në të ardhmen prandaj u kërkua nga veprimtarët të sjellin materiale që mund t’i shtohen librit në ribotimin e radhës. /FaktePlus