Personi që u shkel nga treni dërgohet në Emergjencë, gjendja e tij e rëndë
Personi i cili i është shkelur nga treni në hyrje të Prishtinës konkretisht në afërsi të kazermës “Adem Jashari”, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht i lënduari ndodhet në Emergjencën e QKUK-së dhe gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës.
“Ka ndodhur një aksident, ku treni ka goditur një këmbësor në hyrje të Prishtinës afër kazermës “Adem Jashari”. Personi ka pësuar lëndime dhe është transportuar për emergjencë”, tha Bajram Krasniqi.
Pranimin e të lënduarit nga treni në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i këtij institucioni Shpend Fazliu.
“Personi është në gjendje të rëndë. Mjekët e emergjencës janë duke punuar shumë për këtë pacient”, tha Fazliu.