Personat me nevoja të veçanta në hall si të votojnë në zgjedhje
895 qendra votimi do të jenë të hapura me 6 tetor. Por, jo të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të kenë qasje të barabartë në këto qendra votimi. Shumica apsolute e tyre nuk i plotësojnë kushtet për votuesit me nevoja të veçanta.
Një nga këto qendra që nuk i plotëson këto kushte është edhe kjo në qendër të Prishtinës.
“ Objekti i Fakultetit të Filologjisë, më 6 Tetor do të shërbejë si qendër vend votimi. Por, qasja e personave me nevoja të veçanta këtu është praktikisht e pamundur ”
Ndërkohë, ky problem disa herë është ngritur nga përfaqësues të shoqatave të personave me nevoja të veçanta. Por, ky problem sipas tyre nuk është zgjidhur asnjëherë.
“ Ne si persona me nevoje te veçante per te qene te barabartë me personat tjerë, lusim organet kompetente qe te mundësoj infrastrukturën ne qendrat e votimit. Lehtësohet shume votimi jone, per arsyeje se nuk kemi kushte te përshtatshme ne qendrat e votimit, nuk është infrastruktura e nevojshme per ne”, ka deklaruar Herolinda Zaqiri, Sekretare “ Handicap Students of Kosovo”.
E kjo gjendje po i detyron ata që të kërkojnë një mënyre tjetër më të lehte për të votuar.
Leonor Berisha, që është pjesë e kësaj kategorie, thotë se një votim përmes sistemit online, do t’ju lehtësonte atyre votimin.
Leonor Berisha, Drejtor “Handicap Students of Kosovo”
“Sipas statistikave jo zyrtare egzistojnë 2000 persona me nevoja të veçanta, ku mundt të jenë 1400 me te drejte vote. Duke qene se 60 përqind te qendrave të votimit nuk janë te qasshme për personat me nevoja të veçanta, do te ishte e nevojshme qe te aplikohet një sistem elektronik i votimit”, tha ai.
Por, sipas KQZ-së, një mënyre e tillë e votimit është e pa mundur.
“ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për çdo proces i mundëson personave me nevoja të veçanta që të votojnë në ditën ë zgjedhjeve pa shkuar në vend votim , por duke ua dërguar ekipe mobil në adresën e kërkuar gjatë periudhës së regjistrimit të këtyre personave”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.
Por, personat me nevoja të veçanta thonë se këto ekipet mobile qe aktivizohen ditën e zgjedhjeve, nuk i përfshijnë te gjithë personat me nevoja te veçanta.