Persona të maskuar kryejnë grabitje të armatosur në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite persona të maskuar nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë kryer një grabitje në një institucion mikro-financiar në Prishtinë.
Kjo grabitje ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa pas aktit grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Dy viktimat shqiptare kanë raportuar se derisa ishin në vendin e punës në institucionin mikro financiar, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës ua kanë grabitur 200 euro dhe një arkë të vogël dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga ky rast nuk raportohet të ketë pasur të lënduar, ndërsa policia ende nuk ka arritur të arrestoj ndonjë të dyshuar./FaktePlus