Përplasje mes minsitrit dhe deputetit-Tahiri-Hasanit:‘Je mësu me abuzu ti’
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është përplasur me deputetin e partisë së tij, Nait Hasanin, për çështjen e burgut të Prishtinës.
Ka qenë deputeti Nait Hasani ai që ka kritikuar Qeverinë se nuk e ka ruajtur burgun e Prishtinës, aty ku kanë qenë e janë keqtrajtuar shumë veprimtarë të çështjes kombëtare si: Fazli Grajçevci, Ukshin Hoti, e të tjerë.
“Këtu në burgun e Prishtinës e keni vendin që e keni harru, burgu ku kanë qenë Ukshin Hoti, Fazli Grajçevci”, tha Hasani.
Por i menjëhershëm ka qenë ministri Abelard Tahiri i cili e ka quajtur Hasanin ‘abuzues’.
“Sa për korrektësi, se e përmendi deputeti për burgun e Prishtinës, Ato hapësira tashmë janë të pashfrytëzuara dhe ju e keqpërdorët një bisedë që e kemi pasë ne. Ato hapësira tashmë nuk shfrytëzohn nga Ministria e Drejtësisë dhe pikërisht vullneti i Qeverisë është që të jetë konform kërkesës tuaj. Nuk është mirë me abuzu, me llafe qoftë në rrugë qoftë në kafe, po je mësu ti me abuzu”, ka thënë Tahiri.
Menjëherë ka reaguar Hasani.
“Njihem që nuk jam abuzues dhe keqpërdorues. Atë që e tha, ma mirë të mos kishe folë për ty. Nuk jam keqpërdorues i fjalës, sjellja jote ishte shumë fëmijrëore”, ka thënë Hasani.