Përplasja mes deputetëve për homologimin e veturave dhe monopolin e një kompanie
Deputetja e LDK Hykmete Bajrami është përplasur me deputetët e koalicionit qeverisës Teuta Haxhiun e AAK-së dhe Bilall Sherifin e Nismës Soacialdemokrate rreth homologimit të automjeteve.
Përplasja nisi kur deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se në seancë duhet të shihet se cili deputet është për interesat e qytetarëve e cili jo, kur i ka ftuar që ta votojnë plotësim ndryshimin e ligjit për automjete që të zgjatet vjetërsia e importimit të tyre.
Në këtë rast, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se koalicioni i shumicës po mundohet ta zgjidh çështjen e homologimit, duke i mundësuar një kompanie monopolin.
Ajo tha se edhe ministri Pal Lekaj me udhëzim administrativ po tenton ti’a zgjatë veprimin në pafundësi kësaj kompanie.
Sërish replikoi deputetja Teuta Haxhiu, e cila pyeti kolegen nga LDK se çfarë ka bërë ajo kur ka qenë ministre për të hequr monopolin.
Ish ministrja, Hykmete Bajrami tha se kontrata e kësaj kompanie skadon këtë vit dhe bashkë me kolegun e tij ish ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku kanë pas kërkuar nga ish kryeministri Isa Mustafa që të ndërhyjë.
Ajo këtu ka përmendur edhe vendimin e ish ministrit të Transportit dhe Post-Telëkomit të atëhershëm Fatmir Limaj, që mori vendim që vetëm një kompani të ketë monopol në homologim.
Kjo ka bërë që të reagonte shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili ia kujtoi deputetes Bajrami se në atë kohë kanë qenë bashkë në qeverisje PDK-LDK./FaktePlus