Përplasja e Kurtit dhe Bërnabiqit në Tiranë, vijnë reagimet e para nga BE-ja
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, kërkoi që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet ku edhe pati polemika me kryeministren serbe.
Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Pas këtij takimi Kurti tha se Bërnabiq “nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”.
“Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vjetësh pavarësinë nga Serbia. Është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.
Kjo përballje e Kurtit me Brnabic u komentuar edhe nga Bashkimi Evroian. Nga atje u bë thirrje që liderët të përmbahen nga deklaratat e tyre.
Në lidhje me këtë, për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ka folur zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Ai ka thënë që BE nuk i komenton deklaratat verbale mirëpo presin që të përmbahen partnerët gjatë deklararave të tyre.
“Ne nuk komentojmë diskutimet verbale ndërmjet partnerëve tane. Ne kemi deklaruar shumë herë që presim nga partnerët që të përmbahen nga delaratat dhe veprimet që nuk janë në pajtim me normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe nuk kontribojnë në punën që e ka bërë BE-ja.”, ka thënë Stano për FaktePlus.
Stano po ashtu ka bërë të ditur se dialogu mes dy palësh, është i pa shmangshem.
“Dialogu nuk ka asnjë alternativë dhe është jetik në normalizimin e marrëdhënieve për të ndjekur rrugën evropiane, por edhe për t’i normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë.”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian.
Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh?
Ndërsa sot, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seance, gjatë së cilës ka raportuar kryeministri Albin Kurti para nisjes për në Bruksel.
Gjatë kësaj seance, Kurti ka thënë që të marten nuk do të takohen për dialog, por Stano takimit të së martës i referohet si ‘raundi tjetër i dialogut Kosovë-Serbi’.
Ai gjithashtu ka përmendur deklaratat e Prishtinës dhe Beogradit zyrtar që do t’i përkushtohen integrimit në BE dhe dialogut.
“Të dy palët e kanë konfirmuar në të kaluarën që do ta kenë prioritet të parë integrimin në BE dhe që do ta vazhdojnë punën në dialogun Kosovë- Serbi të ndërmjetësuar nga BE dhe ne presim angazhim konstruktiv sa i përket kësaj çështje. Ne jemi duke e pritur raundin tjetër të Dialogut që do të mbahet të martën më 15 qershor.”, ka thënë Stano.
Ndryshe të martën, do të mbahet takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar procesin e dialogut, që do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajcak.
Gjithashtu, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është duke e zhvilluar vizitën e tij në Evropë.
Gjatë së martës, pritet që ai t’i asistojë Lajcakut në rast se bisedimet ngecin.
Në anën tjetër, Samiti i Ballkanit Perëndimor u zhvillua të enjten në Tiranë dhe mblodhi drejtuesit më të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.
Ky Samit vjen pas turneut të vizitave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Hungari dhe Bullgari, ku temë kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. /FaktePlus/