Përplaset deputetja e AAK-së me atë të VV-së, përdorin edhe fjalor fyes
Një përplasje ka ndodhur sot mes deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.
Madje kjo përplasje mes deputeteve ka përfunduar edhe me fjalë fyese ndaj njëra- tjetrës, duke u quajtur plaçkitëse e budallaqe.
Fillimisht ka qenë deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka akuzuar kolegen e saj nga Vetëvendosje Arbërie Nagavcin, se i ka plaçkitur mësimdhënësit duke ju mbajtur trajnime me pagesë kohë më parë.
Kurse deputetja Abërie Nagavci ai ka kthyer koleges Haxhiun me të njëjtin fjalor.
Ajo e quajti Haxhiun “budallaqe”, duke i thënë se problemin me të do ta zgjidh në gjykatë.
Përplasja mes Haxhiut dhe Nagavcit ka vazhduar për disa minuta edhe pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.
Në këtë rast, deputetja Nagavci ka thënë se është trajnere e certifikuar nga GIZ-i dhe nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme përderisa mban trajnime për mësimdhënës.