Përparim Rama reagon me qetësi pas sulmit me vezë ndaj tij: Nuk ka vend për panik
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë sot nga disa të rinj në Vranjevc gjatë një tubimi me qytetar.
Ai ka thënë se në Prishtinë ka shumë të pakënaqur por nuk ka vend për panik.
“Takimet me banoret e Prishtinës dhe diskutimet e lira e te hapura jane baze e lirise se shprehjes. Ka shume te pakënaqur ne qytetin tone. Mirepo nuk ka vend per panike.
Prishtines do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia”, ka shkruar ai.