Përparim Rama bën një ndryshim të madh në Prishtinë, i ndërron perdet
Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Përparim Rama e ka nënshkruar një tender për furnizim me perde rollne.
Për këtë tender, komuna e Prishtinës ka parashikuar kontratë në vlerë deri në 1 mijë euro.
Në këtë tender ishte përdorur procedura e negociuar për kontratë me kriter çmimin më të ulët, shkruan Demokracia.com.
Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës, furnizimin me perde do ta realizojë kompania “Rolle Mont” me çmim të kontratës 900 euro.
Në kontratë nuk është bërë e ditur sasia e perdeve që do t’i blejë komuna. Ndërkaq, njoftimi për hapjen e tenderit është publikuar më 15 prill. /Demokracia.com/