Përmendet largimi i Mancinit nga Italia, shumë klube të interesuara për të
Pas humbjes së Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut, në Palermo të Italisë, humbje e cila Italisë ia mohon garën për Botërorin e 2022-ës që do të mbahet në Katar, media të ndryshme kanë raportuar se trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini do të largohet nga Italia.
Ndërkaq, sipas mediave në Itali e ardhmja e italianit mundet të jetë në Manchester United ose edhe në PSG.
Megjithatë, trajneri nuk ka vendosur për të ardhmen pas dështimit për ta kualifikuar Italinë në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Aktualisht, Kombëtarja e Italisë do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Turqisë të martën në mbrëmje, që sipas mediave italiane përfshirë edhe ato spanjolle si “Marca” mund të jetë e fundit e tij për Azurrët.
Daily Mirror dhe Talksport raportojnë se drejtuesit e Man Utd, vazhdojnë të mendojnë për të edhe pse zgjedhja e tyre e parë është Erik ten Hag, por ai ka kontratë me Ajaxin.
Ndërsa Sportitalia, shkruan se PSG ka bërë një qasje për të pyetur për disponueshmërinë e Mancinit.