Përleshje, spektakël dhe emocion, Rahoveci kalon në gjysmëfinale
Vreshtarët mposhtën Trepçën me rezultat 97-95 në një ndeshje të tensionuar me shumë ndërprerje, shkruan Indeksonline.
Minutat e fundit ishin me shumë emocione ku rezultati disa herë ishte i barabartë.
Ndeshja u ndërpre disa herë, ku tifozët u futen në parket dhe u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën.
Në gjysmëfinale, Rahoveci do të takohet me Pejën që më parë e mposhti Prizrenin.