Përleshje mes tre personave prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë
Një përleshje mes tre personave ka ndodhur prapa teatrit në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”.
Policia me këtë rast ka intervenuar duke i sjell ata në stacionin policor “Qendra”.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
“Sot, më 19.09.2020, në 16:47, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën “Agim Ramadani” (prapa teatrit). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre persona që ishin të përfshirë në këtë rast. Rasti është duke u trajtuar nga policia”.