Përleshen mes vete për pronë e sulmojnë policinë, arrestohen dy persona në Podujevë
Dy persona janë përleshur mes vete rreth ndarjes së pronës së tyre gjatë ditës së djeshme në Podujevë.
Të njëjtit kanë sulmuar edhe dy zyrtarë policor, ky njëri prej tyre ka pranuar edhe tretman mjekësor, njofton Klan Kosova
“Të dyshuarit përveç sulmit, kanosjes ndaj zyrtarëve policor kanë dëmtuar edhe veturën e viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.