Përleshen familjarët, lëndohen pesë persona
Një përleshje e madhe ka ndodhur në Rahovec, përfshihen 15 persona, polica ndalon 6 nga ta, raporton T7,
Një incident i rëndë ndodhi një natë më parë në këtë rrugë.
Madje këtë e dëshmojnë edhe njollat e gjakut, që ende janë evidente.
E këtu ndodhi një konflikt mes vëllezërve Neziri.
Ndërkohë, që në këtë incident u përfshinë plotë 15 persona në mesin e tyre edhe gra.
Gjithçka ndodhi për shkak të kësaj rruge, në të cilën njëri nga vëllezërit vendosi të mos i lejoj të tjerët të kalojnë.
një konflikt mes vëllezërve Neziri.
Ndërkohë, që në këtë incident u përfshinë plotë 15 persona në mesin e tyre edhe gra.
T7 ka qëndruar gjatë ditës në Rahovec.
Njëri nga vëllezërit, ka treguar si nisi e gjithë ngjarja.
Por, problemet me vëllain 70 vjeçar, sipas Xhemë Nezirit, kishin nisur, tash e 50 vite, prej kur babai u ndau pasurinë.
Madje, të njëjtit kanë dhe një proces gjyqësor të hapur.
T7 ka tentuar të marrë një përgjigje, edhe nga familja e Sokol Neziraj, i cili vuri dhe shenjat, ku vëllezërit e tjerë me familje të mos kalonin, me automjete.
Nga Policia në Gjakovë, thonë se të përfshirë në ngjarje, janë gjithsejtë 15 persona.
Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të martën u sollën 5 persona.
Dy prej të cilëve tashmë janë liruar, ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të trajtohen.
Një nga mjekët kujdestar, ka treguar për gjendjen e tyre.
Të shtrirët në spital, janë duke u trajtuar, në përcjellje të Policisë së Kosovës.