Përlaska: Të miturit në Kosovë do të mbrohen nga avokatët e specializuar (VIDEO)
Tashmë të miturit e Kosovës që për shkaqe të ndryshme janë të privuar nga liria dhe përballen me trajtim jo adekuat nga institucionet korrektuese të shtetit, do të mbrohen nga avokatët e specializuar.
Kryetari i sapozgjedhur i Komitetit për të Mitur i Odës së Avokatëve të Kosovës, avokati Leon Përlaska, ka treguar se si do të bëhet mbrojtja e tyre.
Në një intervistë të dhënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Përlaska tha se duke parë situatën me të cilën përballen të miturit e privuar nga liria, është parë e nevojshme që mbrojtjen e tyre ta bëjnë avokatët e specializuar.
“Për reduktimin e këtyre problemeve, Oda e Avokatëve të Kosovës ka paraparë trajtim dhe monitorim të tyre përmes Komitetit për të Mitur. Trajtimi i këtyre rasteve do të bëhet tash e tutje vetëm nga avokatët e specializuar në fushën e të miturve”, tha mes tjerash avokati.
Përlaska ka shpalosur edhe planin e këtij komiteti dhe detyrat që e presin në të ardhmen.
Mes tjerash, avokati Perlaska ka dhënë sqarime për atë se çka parashohin ligjet për të miturit që bëjnë ndonjë shkelje apo krim, ndërsa ka dhënë detaje për trajtimin e të miturve në burgjet dhe qendrat korrektuese të Kosovës./FaktePlus