Prodhimi i kartëmonedhave po rritet çdo vit me nga 4 për qind në të gjithë botën, është shprehur Link të mërkurën në konferencën e investitorëve “Investora” në Cyrih.

Kreu i kompanisë sheh faktorë të ndryshëm për këtë rritje.

Nga njëra anë, që nga viti 2008 paraja ka fituar rëndësi si një lloj “depoje me vlerë”, ndërsa nga ana tjetër, një e treta e njerëzve në botë nuk kanë një llogari bankare dhe prandaj varet nga paraja e gatshme.

Në përgjithësi, 80 për qind e popullsisë së botës vazhdon të përdorë akoma para në dorë.

Kërkesa për kartëmonedha është pra e shëndetshme, ka shtuar shefi i Orel Füssli.

Në të njëjtën kohë, pandemia COVID-19 ka treguar gjithashtu se ka kërkesë në rritje për valutat dixhitale