Përkujtohet aktori Blerim Peci, shfaqet dokumentari për të
09/12/2018, 11:27
Nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të dielën, më datë 09.12.2018, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së artistit Blerim Peci, do të organizohet akademi përkujtimore.
Akademia përkujtimore mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 18:00.
Gjithashtu do të shfaqet edhe dokumentari për Belin i realizuar nga RTK, në regji të Kastriot Saqipit.