Përkrahësit e Thaçit të mobilizuar, shpërndajnë intervistën e tij edhe në faqet Argjentinase
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi aktualisht është duke e zhvilluar një intervistë në T7. E për tu përkujdesuar për shikushmërin, duket se janë aktivizuar militantët e tij.
Siç shihet, militantët dhe përkrahësit e tij – ia kanë shpërnda intervistën edhe në faqet argjentinase. Intervista e të parit të shtetit është shpërnda në faqen “MUSICA DEL LOS ’80”, të Argjentinës.
Përpos, faqes nga Argjentina, intervista e Thaçit është shpërnda edhe në shumë faqe të huaja angleze.
Kështu, lufta ndërmjet militantëve për t’ja rritur shikushmërin liderve të tyre, po rritet vazhdimisht.
Kjo pasi që mbrëmë, po kështu u aktivizuan edhe militantët e kryministrit Kurti, duke ia shpërnda intervistën e tij edhe në faqe të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, madje aktivistët e Vetëvendosjes u përkujdesën që emisionin ku ishte lideri i tyre ta shikojnë edhe nga Egjipti. Ishin 5o mijë të tilla.