Përhapja e varianteve të reja të COVID-19, e nevojshme vaksinimi i mbi 80% të popullësisë
Ekspertët belgë paralajmërojnë se për shkak të shfaqjes së llojeve më ngjitëse të virusit COVID-19, do të jetë e nevojshme të vaksinohen midis 80 dhe 90 për qind të popullsisë në mënyrë që të fitohet imuniteti kolektiv.
Agjencia Evropiane e Barnave thotë se nuk ka ende të dhëna se sa zgjat imuniteti i njerëzve të vaksinuar.
“Tani e dimë që 70 për qind e të vaksinuarve nuk do të jenë të mjaftueshme për ta vendosur virusin nën kontroll, kështu që duhet të synojmë për më shumë. Shkalla e vaksinimit prej 80 për qind duhet të jetë e arritshme “, vlerësoi epidemiologu kryesor belg, Pierre van Dam.
Përveç faktit që shfaqen lloje të reja të virusit, mbrojtësit e një shkalle më të lartë të vaksinimit gjithashtu tregojnë për faktin se vaksinat ekzistuese nuk janë 100 për qind efektive dhe se imuniteti i atyre që kanë marrë infeksionin “konsumohet në 8 deri në 9 muaj”.
Veçanërisht theksohet që shkalla e vaksinimit për personat më të vjetër se 50-vjeç duhet të rritet deri në 90 për qind.
Agjencia Evropiane e Barnave thotë se aktualisht është e panjohur se sa zgjat mbrojtja që siguron vaksinat e aprovuara kundër COVID-19, por përcjellja e vaksinuesve në provat klinike do të vazhdojë “për një numër vitesh” për të mbledhur më shumë informacion mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes.