Përfundon takimi VV – LDK, nuk ka marrëveshje
Ka përfunduar takimi i cili ka filluar në ora 17:00 mes VV-së e LDK-së dhe anëtarëve të QUINT-it pas takimit kanë folur edhe Isa Mustafa dhe Albulena Haxhiu të cilët kanë thënë që një marrëveshje për koalicion nuk është arritur akoma.
Të pranishëm, në cilësinë e vëzhguesve, ishin edhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it, të cilët kanë dalë para pak kohe nga takimi.
Ata u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje për të marrë pjesë në takimin e sotëm.
Të njëjtit sot në mesditë nëpërmjet një deklarate të përbashkët për media thanë se nuk ndërhyjnë në zgjidhjen e ngërçit politik.
Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se për marrëveshjen e koalicionit janë të vetëdijshëëm ehde ambasadorët e QUINT-it
“Informuan ambasadorët e QUINT’it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, ka thënë Mustafa
Ai thotë se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që VV e pranon ofertën e saj.
“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar.. e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV’ja i pranon kushtet e tona për qeverisje, ne në cdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, tha Mustafa pas takimit.
Ndërsa Haxhiu thotë se nuk pati marrëveshje për shkak të insistimit të LDK’së.
“Para datës 26 dhjetor për LDK’në ka qenë shumë i rëndësishëm posti i presidenti. Pas asaj date u bë i rëndësishëm posti i kryeparlamentarit, por atij të presidentit”, ka thënë Haxhiu.
“”Me këtë qasje nuk kemi vullnet për të qeverisur bashkë”, shtoi ajo.
Haxhiut tregoi edhe pse nuk u pranua oferta e LDK’së.
“Nuk e kemi pranuar ofertën e LDK’së për shkak se është përmbysje e vullnetit të Kuvendit. Dhe e dyta është tallje me Kuvendin”, shpjegoi ajo.