Përfundon mbledhja e jashtëzakonshme e AAK, merr këtë vendim
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka përfunduar mbledhjen e jashtëzakonshme.
Në këtë takim grupi parlamentar i AAK-së ka disktuar për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurtit se do ta heq taksën 100% për produktet nga Serbia.
Përfaësuesit e AAK-së për këto deklarata kanë paralajmëruar protesta.
AAK pas kësaj mbledhjeje ka pohuar se kryeministri i ri nuk siç thonë ata nuk mund ta ndryshojnë botën.
Sipas AAK, taksa e vënë ndaj Serbisë duhet të qëndroj deri në një njohje reciproke ndaj Kosovës.
Gazmend Abrashi nga kjo parti ka thënë se qeveria e re duhet të i vazhdoj projektet që kanë mbetur në gjysmë nga qeveria Haradinaj, dhe të mos i ndërpres ato.
“Unë besoj që duhet të palifikojmë aksin e asaj qe shteti nuk fillon nga qeveria sot por vazhdojnë nga qeverite paraprake. Derisa e gjithë evropa po ndërton vetëm autostrada duke e ditur që borgji i Kosovës është më i vogli në rajon dhe shume përparësi tjera, pra nuk po e shohë asnjë arsye që të mos i vazhdojmë punët që ka nisur qeveria e kaluar pra qeveria Haradinaj”.
Tutje ai thotë se nuk ka pasur shkelje ligjore gjatë rrugëve për ndërtimin e autostradave nga qeveria Haradinaj.
“Unë mendoj që nuk ka pas shkelje ligjore, pra autorrugët duhet vazhduar ashtu siç i ka nis qeveria e kaluar. Mendoj qe qytetaret nuk e kane te qarte se cka është reciprociteti. Mendoj qe taksa është ajo qe e ka sensibilizu Kosoven Dhe e ka kthyer kosovën në tavolinën me shtetet e bashkuara ne krye me ambasadorin Grenell. Ne besojj që kemi shuumë argumente, ne do të protestojmë fuqishëm ta mbajm taksën dhe është i vetmi instrument për sensibilizimin e Kosovës, dhe e ka kthyer Kosovën në tavolinën me dy akterët kryesor Gjermaninë dhe SHBA-të”.
Në anën tjetër edhe ish – Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka paralajmëruar protesta nëse largohet taksa 100% e vendosur nga qeveria e kaluar
“Nuk ndryshon bota me ardhjen e një qeverie dhe një kryeministri, projektet duhet të vazhdojnë dhe të mos të ndalen, dhe asnjë moment nuk i përjashtojmë as protestat nëse largohet taksa e vendosur nga qeveria Haradinaj, pasi që vet akti i heqjes së taksës ka ndikuar pozitivisht për Kosovën dhe qytetarët e saj, dhe qeveria e Kosovës ka qenë autonome për herë të parë dhe e pa varur nga Serbia”.