Pas intervistimit në zyrat e EULEX-i, lirohet Sami Lushtaku
Sami Lushtaku e ka përfunduar intervistimin para EULEX-it.
Avokati i tij, Artan Çerkini, ka konfirmuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni.
“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.