Përfundon intervistimi i Sabit Gecit nga Specialja
Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Prishtinë.
Geci është bërë e ditur se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Sipas avokatit të tij, Tahir Recaj, Geci është mbrojtur në heshtje.
Ish-pjesëtari i UÇK-së Sabit Geci, kishte marrë ftesë nga Specialja me seli në Hagë në dhjetor të vitit që lamë pas.
Kujtojmë se në më pak se një muaj, Dhomat e Specializuara në Hagë u kanë dërguar thirrje për intervistim 13 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për disa pa u bërë e ditur në çfarë cilësie.