Përfundon intervista e Thaçit në Hagë, nuk deklarohet për media
Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi për të dytën ditën radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Thaçi pak minuta më parë është larguar nga objekti i Speciales pa u deklaruar për media.
Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.