Përfshihet nga zjarri një rafineri e naftës në Indonezi
Një zjarr masiv ka shpërthyer në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indonezi.
Të paktën 15 persona u lënduan teksa 1 mijë banorë u evakuuan nga vendi afër shpërthimit që ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, shkruan The Guardian.
Agjencia lokale e katastrofave tha se një person kishte vdekur nga një sulm në zemër pas shpërthimit.
Shkaku i zjarrit në rafinerinë “Balongan” ende nuk ishte i qartë, por kompania tha se zjarri shpërtheu gjatë një stuhie rrufeje.
Rafineria gjendet rreth 200 kilometra në lindje të kryeqytetit Xhakarta.