Përfshihet nga flakët një kamionetë në rrugën B
Një automjet është përfshirë nga flakët në Prishtinë sot gjatë ditës, konkretisht në Rrugën B të kryeqytetit.
Në fotografitë e dërguara shihet një kamion i përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.
“Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.