Përfaqësuesit nga KEDS dhe KESCO kanë marrë pjesë në Forumin e Athinës për Energji Elektrike
03/06/2022, 12:12

Përfaqësuesit nga KEDS dhe KESCO kanë marrë pjesë në Forumin e Athinës për Energji Elektrike, organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë.
Ky forum i rëndësishëm organizohet çdo vit në Athinë, duke mbledhur ekspertët e sektorit të energjisë nga vende të ndryshme, me theks të veçantë ata nga palët kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ku bën pjesë edhe Kosova.
Ekspertët kanë shkëmbyer përvojat e tyre profesionale dhe janë njohur me zhvillimet e fundit në sektorin energjetik. Gjithashtu, KEDS dhe KESCO kanë marrë pjesë edhe në takimin e rregullt koordinues të Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ku nder tjerash është diskutuar edhe ndikimi i krizës energjetike ne operimin e Operatoreve te Sistemit te Shpërndarjes ne rajon, dhe është potencuar nevoja e mbështetjes se operatorëve në tejkalimin e krizës.


