Përfaqësueses së viktimave në Hagë i “pengojnë” statujat e ish-luftëtarëve të UÇK-së në sheshet e Kosovës
Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë është mbajtur seanca e parë gjyqësore në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte.
Gjatë kësaj seance, ka mbajtur fjalim edhe përfaqësuesja e viktimave në këtë rast.
Ajo shprehu “shqetësimin” e saj se pse në sheshet e Kosovës ka statuja të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk ka asnjë për kujtimin e viktimave të civilëve shqiptarë, të cilët sipas saj, janë vrarë nga ish-luftëtarët e UÇK-së.
“Mjafton të bësh një shëtitje në shumicën e shesheve në Kosovë dhe të shohësh statujat e ngritura për anëtarët e UÇK-së, por dhe të vësh re se ka vetëm pak që kujtojnë viktimat civile, ndërsa nuk ka asnjë ku që të kujtojë viktimat e ngjarjeve, ku ushtarët e UÇK-së kanë qenë kryesit