Përfaqësues e KEDS marrin pjesë në konferencën e organizuar nga CIGRE në Vjen

Përfaqësues nga #KEDS kanë marrë pjesë në konferencën e organizuar për vendet e Evropës Juglindore nga CIGRE në Vjenë.
Drejtori për Hulumtim dhe Zhvillim, Turan Kocabayraktar, si dhe Udhëheqësja për sistemet SCADA/DMS/OMS, Drenusha Gashi, nga KEDS, në bashkëpunim me Prof. Dr. Vjollca Komoni nga Universiteti i Prishtinës, kanë prezantuar punimin e tyre rreth rrjetave të mençura në sistemin elektrik, konkretisht realizimin e sistemeve SCADA/DMS/OMS në rrjetin shpërndarës të Kosovës.
Punimi i prezantuar ka qenë i fokusuar në mënyrën e realizimit praktik të këtyre sistemeve.
Në konferencë janë theksuar përparësitë e përdorimit të këtyre sistemeve, me ç’rast është potencuar se KEDS gjatë viteve të fundit ka punuar dhe do të vazhdojë të realizojë projekte të ndryshme rreth digjitalizimit të rrjetit, duke integruar pajisje dhe sisteme të mençura në rrjetin ekzistues.
Është me rëndësi të theksohet që KEDS vazhdon të mbajë raporte bashkëpunimi edhe me Universitetin e Prishtinës, duke rezultuar në bashkëpunime të tilla të suksesshme.