Përfaqësimi në politikën e jashtme, Kurti i çon mesazh Thaçit
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, i ka çuar një mesazh presidentit të vendit, Hashim Thaçi, lidhur me çështjen e përfaqësimit të Kosovës në politikën e jashtme.
Ai tha se është urgjente që të ketë një politikë unike në arenën ndërkombëtar.
“Që mos të vazhdohet me mënyrën e këtyre 2-3 viteve të fundit. Qeveria e Republikës unë si kryeministër i ri duam dhe duhet të koordinohemi edhe me presidentin aktual të Republikës, në mënyrë që mos të kemi në politikën e jashtme një kakofoni e cila me siguri mund të bëhet e dëmshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kjo është kultura më e rëndësishme për shtetin tonë”, është shprehur ai.
Këto komente Kurti i bëri pas homazheve në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, për të ndjerën, Nexhmije Pagarusha./FaktePlus