Përdoruesit e Netflix në rrezik
Mashtruesit kanë targetuar klientët e Netflix-it nëpërmjet një e-maili elektronik që synon të merr detajet e kartelave bankare.
Shërbimi i sigurisë së postës elektronike ngriti alarmin mbi mashtrimin, pasi klientët morën e-mailin që dukeshin si të dërguara nga Netflix, duke pretenduar se abonimet e tyre ishin anuluar, transmeton lajmi.net.
E-mail-et përfshinin një ‘link’ për njerëzit që të ri-aktivizojnë abonimin e tyre, duke i çuar në një faqe ‘phishing’ të firmës Netflix.
Pasi përdoruesi të regjistrohet në llogarinë e tij, ata dalin në atë kinse është ballina e llogarisë Netflix, me një njoftim në krye duke thënë se llogaria e tyre është pezulluar dhe informacioni i pagesës duhet të azhurnohet.
Klikimi i linkut për të “vazhduar”, atëherë e çon përdoruesin në një formë që kërkon informacionin e tyre të pagesës.
Ndërsa e-maili përfshin markën dhe logon Netflix, ai përmban disa paralajmërime se është një mashtrim.