Përdhunuesit e 15 vjeçares ulin kokën në Gjykatë, lihen në burg
Të dhënat tronditëse u bënë të ditura nga babai i vajzës, E.Thanasi, i cili shprehet se abuzimin prej 4 vitesh e ka mësuar rreth 6 muaj më parë nga të njohurit e lagjes.
Babai shprehet se ka kërkuar ndihmën e drejtorit të shkollës, dhe të institucioneve, deri sa është detyruar të kryejë denoncimin në polici.
Ngjarja bëhet akoma më e rëndë ku 3 adoleshentët ishin shokë të vëllait të vajzës. I ati i vajzës kërkoi që shteti të japë vendim të drejtë ndaj 4 të arrestuarve, pasi në rast të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi.