Përballja e titanëve: Mercedes dhe BMW sjellin modelet e reja E63 dhe M5
Dy prodhuesit e njohur gjermanë, Mercedes-Benz dhe BMW, i kanë publikuar pamjet e modeleve më të reja të kategorisë sportive, E63 AMG dhe M5 Competition. Njësoj si në të kaluarën, këto dy vetura pritet të jenë rivale të mëdha me njëra-tjetrën.
Mercedes-Benz E63 AMG vjen në versionin Sedan dhe Estate. Vetura ka motor 4.0 litra me tetë cilindra, i cili prodhon 612 kuaj-fuqi. Modeli E63 S shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.4 sekonda.
BMW M5 Competition ka motor 4.4 litra me tetë cilindra dhe dy turbombushës, që prodhon 600 kuaj-fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin gjithashtu për 3.4 sekonda.
Mercedes-Benz E63 AMG do të dalë në treg me çmim fillestar prej 105,800 eurove, ndërsa BMË M5 Competition në Gjermani do të shitet me çmim fillestar prej 129,900 eurosh.