Për tri ditë, arrestohen 400 të dyshuar për terrorizëm në Turqi
Rreth 245 të dyshuar u arrestuan në Turqi për shkak të dyshimit se janë të lidhur me organizatat që njihen si terroriste, PKK / KCK dhe 146 të tjerë që dyshohet se janë të lidhuar me organizatën Daesh.
“Gjithsej 391 të dyshuar u arrestuan në Turqi gjatë tre ditëve të fundit për shkak të lidhjeve të dyshuara terroriste”, tha të martën Ministria e Brendshme e vendit.
Forcat turke të sigurisë kryen operacione kundër organizatës terroriste Daesh në 25 provinca në të gjithë Turqinë, duke arrestuar 146 të dyshuar, shkruan AA.
Ndërkohë, 245 të dyshuar u arrestuan për shkak të lidhjeve me grupin terrorist të PKK / KCK gjatë operacioneve të kryera në 36 provinca.
Më shumë se 300 njerëz janë vrarë në sulmet e pretenduara nga Daesh në Turqi, në të cilat organizata terroriste synoi civilë në bomba vetëvrasëse dhe sulme të armatosura vitet e fundit.
Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjatë për të shkatërruar sulmet e daeshëve.
Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK – e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Bashkimi Europian – ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.