Për tetë muaj u shqiptuan rreth 20 mijë gjoba trafiku, vetëm me laser mbi 700 sosh
Gjoba shumë të larta është duke aplikuar Policia e Kosovës ndaj çdo personi që thyen rregullat në komunikacion. Aplikimi i këtyre gjobave ka filluar nga 1 janari i këtij viti.
Që nga një janari e deri më 31 Gusht të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 19 mijë e 977 gjoba bazuar në rregullat e komunikacionit rrugor. Nga ky numër i lartë i gjobave, Policia e Kosovës vetëm për tejklimin e shpejtësisë së kufizuar ka shqiptuar 14 mijë e 583 gjoba.
Kjo është bërë e ditur nga vet Policia e Kovës statistikë këto që janëë dhënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.
“Sa i përket gjobave për periudhën kohore 01 Janar – 31 Gusht 2020 në Njësinë për Kontrollin e Autostradave janë shqiptuar 19977 gjoba prej të cilave 14583 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media në PK.
Në anën tjetër Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe gjoa me Radar-Laser. Me këtë metodë, PK, ka shqiptuar mbi 700 tiketa trafiku. Këto gjoba janë shqiptuar nga data 17 gusht e deri më tani.
Këto gjoba me radar-laser dëshmohen me fotografi.
” Ndërsa, sa i përket gjobave të shqiptuar me Radar –Laser me kamerë apo fotografi, vetëm gjatë implementimit të Planit Operativ “Kontrollimi i shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve me radar/laser ”, që është implementuar nga data 17 – 23.08.2020, ju njoftoj se janë shqiptuar gjithsej 744 gjoba, të gjitha me radar/laser me kamerë që dëshmojnë kundërvajtjen me fotografi”, thuhet në përgjigjet e PK-së dhënë FaktePlus.
Ndryshe ditë më parë është shënuar Java e Sigurisë Rrugore. Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, kanë nënshkruar premtimin/betimin, për ta përçuar mesazhin te qytetarët.
Në lidhje me këtë, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se këtë vit fatmirësisht ka më pak vdekje në trafik se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Është një fushatë e qëlluar dhe besoj se cili qytetarë mund të kontribuoj që të jap një kontribut në komunikacion dhe që sa më pak të kemi aksidente dhe të vdekur. I kemi deri tani 24 më pak të vdekur sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar por kemi mbi 5 000 të lënduar, që është shumë”, tha ai.
Si pasojë e aksidenteve në trafik, që nga mbarimi i luftës (1999-2019), në Kosovë kanë humbur jetën 2 mijë e 500 persona/FaktePlus