Për një ditë, 70 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kroaci
Kroacia po vazhdon të shënoj shumë viktima si pasojë e virusit COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 70 persona si pasojë e këtij virusi.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend është rritur në 3 mijë e 464.
Ndërkohë, edhe numri i rasteve të reja vazhdon të mbetet i madh.
Nga 8 mijë e 343 teste të kryera kanë rezultuar 2 mijë e 223 raste pozitive.
Nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve pozitive me koronavirus është 202.319.
Ndërsa, në gjithë botën tashmë numri i të infektuarve raportohet të ketë shkuar në 79 milionë e 177 mijë e 924.