“Për kon t’rreh zemra”, nis parada e krenarisë në Prishtinë
Për të tretën herë, në Kosovë po organizohet “Parada e Krenarisë”. Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në kryeqendrën e Prishtinës ka filluar “Java e Krenarisë”, ndërsa sot në qendër të qytetit është duke u organizuar parada e komunitetit ‘LGBTI’.
Moto e kësaj parade për sivjet është “Për kon t’rreh zemra”.
Ndërkohë sheshit kryesor të Prishtinës është parë një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Në fund të këtij organizimi do të ketë edhe një koncert. Gjatë Javës së Krenarisë, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.