Për herë të tretë, në Kosovë mbahet ngjarja më e madhe për inxhinierë
Edhe njëherë Kosova do të jetë nikoqire e një eventi të madh. Ditën e enjte në vendin tonë do të arrijnë nga shumë vende të botës, ekspertë të inxhinirisë në industrinë e arkitekturës, ndërtimit, medieve, argëtimit dhe prodhimit. Kjo ngjarje organizohet nga “Next Plus” në bashkëpunim me Autodesk .
Për herë të tretë në Kosovë do të mbahet ngjarja më e madhe për inxhinierë në industrinë e arkitekturës, ndërtimit, medieve, argëtimit dhe prodhimit.
Edhe ketë herë në këtë event do të ketë pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtar.
“Next Plus” në bashkëpunim me Autodesk do të tregojnë para pjesëmarrësve risitë teknologjike.
Sabri Murati, Drejtor Ekzekutiv i NEXT Plus ka dhënë detaje për këtë ngjarje, duke thënë se këtë herë do të shkëmbehen përvoja të ndryshme nga të pranishmit.
Konferenca e radhës e Autodesk Digital Transformation Day – ADTD Prishtinë 2022, që do të mbahet me 24 nëntor.
Në mesin e panelit të ekspertëve që do të prezantojnë përvojat e tyre me BIM, projekte interesante dhe këshilla praktike, do të jenë Matjaž Šajn (CEO i CGS Labs), i cili do të prezantojë integrimin e BIM në zgjidhjet softuerike që ofron CGS Labs.
Më këtë rast, po ashtu edhe City Computer shpk me seli në Prishtinë që është themeluar në vitin 2004, do të ndryshoj brend edhe emër, dhe do te njihet tash si “Next Plus”
Partneriteti mes City Computer shpk dhe Autodesk është në tri fusha: partneritet në fushën e shitjes së licencave si Autodesk Reseller, partneritet në fushën e trajnimeve si Autodesk Authorised Training Center dhe në fushën e certifikimeve si Certiport Authorised Testing Center.
Ngjarja do të mbahet ditën e enjte më 24 nëntor në hotel “Emerald” në magjistralen Prishtinë-Lipjan, duke filluar nga ora 09:00.