Për herë të parë publikohen pamje brenda Klinikës Infektive në QKUK
QKUK për herë të parë ka publikuar pamje brenda Klinikës Infektive ku po trajtohen pacientët e prekur me koronavirus.
Stafi i Klinikës Infektive në QKUK ka më shumë se dy muaj që po lufton me koronavirusin, duke trajtuar pacientët e infektuar.
Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar pacientë me COVID-19, ndërsa sot janë publikuar edhe pamje brenda saj.
Për herë të parë QKUK-ja ka publikuar pamje brenda Klinikës në një ditë pune të stafit, të cilët punojnë me masa mbrojtëse.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 799 persona të prekur me koronavirus, 249 të shëruar dhe 22 kanë ndërruar jetë.