Për herë të parë në histori, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos votimin përmes postës elektronike
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për herë të parë në histori vendos votimin përmes postës elektronike për shkak të COVID-19.
Zv.ambasadori rus në OKB, Dmitri Poljanski, deklaroi se Këshilli i Sigurimit nuk dëshiron të vendosë votimin përmes video-konferencës sepse kjo nuk është e përcaktuar në Kartën e OKB dhe gjithashtu ka edhe probleme ligjore, sigurie dhe teknike.
Ai shtoi se Rusia ishte kundër votimit përmes postës. Që nga 16 marsi, pothuajse të gjithë që punojnë në selinë e OKB në Nju-Jork, komunikojnë në distancë, ndërsa KS nuk mban takime të drejtpërdrejta.