Për helmimin e pesë pjestarëve, reagon Ministria e Mbrojtjes
06/04/2022, 20:13
Njoftim lidhur me informacionet që kanë qarkulluar për dyshimin e helmimit në ushqim të 5 pjesëtarëve të FSK-së
Pas qarkullimit të informacioneve të sotme, për dyshimin e helmimit në ushqim të 5 pjesëtarëve të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes, njofton si në vijim:
Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim.
Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë.