Për dy ditë 31 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Dy ditët e fundit në Kosovë 31 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur në raportet ditore të IKSHPK-së, të publikuar në orën 15:00.
Gjatë ditës së djeshme IKSHPK-ja ka bërë të ditur se nga 480 testime, 258 kanë rezultuar pozitivë, derisa 16 persona kanë ndërruar jetë.
Alarmante: Sot 16 të vdekur dhe 258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Sot ndërkaq, Instituti ka njoftuar se 226 raste janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 459 mostra, kurse 15 persona kanë vdekur.
Situatë alarmante: Sot edhe 15 të vdekur dhe 226 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Deri më tani në vend në Kosovë janë konfirmuar 8 mijë e 330 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 227 të konfirmuar me koronavirus kanë vdekur.
Në po këtë ditë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat dhe spitalet e Kosovës aktualisht janë të shtrirë 593 pacientë.
Prej tyre 393 janë të infektuar me koronavirus.
Në raport është sqaruar se 15 pacientë janë në respiratorë, 24 të tjerë në pajisjet për frymëmarrje CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.