Për çdo 33 sekonda ka ndërruar jetë një amerikan si pasojë e COVID-19 në javën e fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mesatarisht një vdekje si pasojë e koronavirusit në çdo 33 sekonda.
Kjo sipas Johns Hopkins University ka ndodhur përgjatë javës së fundit.
Kanë qenë 18 mijë e 462 vdekje që janë shënuar javës së fundit – nga 28 dhjetori deri më 3 janar mesatarisht kanë humbur jetën rreth dy mijë e 600 persona.
Dhjetori i 2020-ës ka qenë muaji më vdekjeprurës në SHBA që nga fillimi i pandemisë; 77 mijë e 572 vdekje në total, apo mesatarisht mbi dy mijë e 500 vdekje në ditë.