Për 28 nëntor gjuajnë me armë, Policia i arreston prishtinasit
Në ditën e djeshme, ditën e flamurit, shumë qytetarë edhe pse në pandemi zgjodhën të festojnë në forma ndonëse të paligjshme.
Policia e Kosovës ka raportuar se në një shtëpi në Prishtinë ku kishte muzik dhe një numër të konsiderueshëm njerëzish tekksa festonin kanë gjuajtur edhe me armë zjarri.
“Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë hyrë në një shtëpi në të cilën kishte pas muzikë dhe aty janë takuar dhjetë persona. Në atë shtëpi janë gjetë dhe konfiskuar tri armë zjarri, 4 fishek të pistoletës me gas, nëntë fishek të pushkës së gjuetisë dhe 18 gëzhoja të fishekëve.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjuajtësit janë liruar nga stacioni policor pasi deklaruan se armët ishin të tyre dhe i përdorën për të festuar.
“Lidhur me rastin dy të dyshuar janë sjellë në stacion policor të cilët kanë deklaruar se armët janë të tyre të cilat i kishin përdorë dhe kishin qenë duke e festuar. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, përfundon njoftimi./FaktePlus/