Për 24 orë dy zjarrëvënje të qëllimshme në Kosovë
Më 8 dhe 9 dhjetorë dy persona janë arrestuar për zjarrëvenje të qëllimshme në Kosovë.
Njëra nga ngjarjet ka ndodhur në lagjen Emshir të kryeqytetit ku viktima femër kishte raportuar se persona të pa njohur i kishin vënë zjarrin veturës të cilën ajo posedonte, pronar i së cilës ishte një mashkull.
E në vendin e ngjarjes kishin dalur njësitet policore dhe zjarrëfikësit për të shuar zjarrin, por nga rasti nuk ishte arrestuar askush.
Në raportin 24 orësh të policisë ditë më parë një rast tjetër i zjarrëvënies ka ndodhur në fshatin Llapashticë të Epërme në Podujevë, ndërsa dy meshkuj janë arrestuar, të njëjtit janë dërguar në mbajtje me pas intervistimit.
Lagjja Emshir, Prishtinë 08.12.2019-15:15. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur qëllimisht dyshohet t’ia kenë vënë zjarrin veturës me targa vendore, të cilën e kishte në posedim, ndërsa vetura është pronë e një mashkulli K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Fshati Llapashticë e Epërme, Podujevë 07.12.2019-02:28. Lidhur me rastin raportohet se me datën 09.12.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.