Për 24 orë, 58 aksidente dhe 22 arrestime
Numri i aksidentëve në trafik po vazhdon të jetë i madh, përkundër që Policia e Kosovës po vazhdon të shpërndajë shumë gjoba.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente, 16 prej tyre me të lënduar, ndërsa 42 me dëme materiale.
Në anën tjetër, policia e trafikut ka shpërndarë jo më pak se 1562 gjoba.
Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 10 prej tyre janë liruar, 10 janë dërguar në mbajtje edhe 2 në vuajtje të dënimit./FaktePlus