Pentagoni njofton se droni amerikan vrau autorët e sulmit terrorist në Afganistan
Dy anëtarë të “profilit të lartë” të ISIS -it u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm me dron nga SHBA’ja në Afganistan, bëri me dije Pentagoni të shtunën.
Ky parashikohet të jetë një hap hakmarrës pas sulmit terrorist që vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe të paktën 170 të tjerë jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, raporton CNN,.
“Mund të konfirmoj se dy objektiva të profilit të lartë të ISIS-it u vranë dhe një u plagos. Nuk ka asnjë viktimë civile”, tha gjeneralmajori Hank Taylor, zëvendës drejtor i Shtabit të Përbashkët për Operacionet Rajonale, në një konferencë shtypi të shtunën.
“Pa specifikuar ndonjë plan të radhës, dua të them se ne do të vazhdojmë të riaftësohemi që ta mbrojmë vetën dhe të shfrytëzojnë operacione anti-terroriste, në bazë të nevojës”, ka deklaruar ai.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se të gjitha objektivat u goditën në një sulm të vetëm dhe se ata ishin “planifikues të ISIS’it”.